Në muajin prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë, por shumë qytetarë nuk pëlqejnë asnjë prej kandidatëve, ndaj kanë dale me thirrjen që Barack Obama të kandidojë në zgjedhjet e tyre.
Sipas “New York Times”, asnjë nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale nuk i frymëzon ata, dhe për këtë arsye një grup francezësh ka nisur një fushatë për të bindur ish-presidentin amerikan që të garojë për zgjedhjet e Francës.
Por ligji francez nuk e lejon që një shtetas jo francez të garojë në zgjedhje.
Sipas organizatorëve, ideja lindi si shaka në një bar të qytetit, por deri mbrëmjen e së martës, janë mbledhur më shumë se 43 mijë firma, ndërsa qëllimi është që të mblidhen një milion të tilla.
Sipas tyre, Obama ka CV më të mirë për të kryer detyrën e presidentit të Francës.
Kevin Lewis, zëdhënës i ish-presidentit Obama refuzoi të komentojë për “New York Times” këtë lajm.