Bota Lindi si shaka në një bar, por francezët duan Obamën kandidat për...

Lindi si shaka në një bar, por francezët duan Obamën kandidat për president. Mblidhen 43 mijë firma

Në muajin prill mbahen zgjedhjet presidenciale në Francë, por shumë qytetarë nuk pëlqejnë asnjë prej kandidatëve, ndaj kanë dale me thirrjen që Barack Obama të kandidojë në zgjedhjet e tyre.

Sipas “New York Times”, asnjë nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale nuk i frymëzon ata, dhe për këtë arsye një grup francezësh ka nisur një fushatë për të bindur ish-presidentin amerikan që të garojë për zgjedhjet e Francës.

Por ligji francez nuk e lejon që një shtetas jo francez të garojë në zgjedhje.

Sipas organizatorëve, ideja lindi si shaka në një bar të qytetit, por deri mbrëmjen e së martës, janë mbledhur më shumë se 43 mijë firma, ndërsa qëllimi është që të mblidhen një milion të tilla.

Sipas tyre, Obama ka CV më të mirë për të kryer detyrën e presidentit të Francës.

Kevin Lewis, zëdhënës i ish-presidentit Obama refuzoi të komentojë për “New York Times” këtë lajm.