Sport Lioni tenton goditjen e madhe, gati të rikthejë në shtëpi Karim Benzema

Lioni tenton goditjen e madhe, gati të rikthejë në shtëpi Karim Benzema

Karim Benzema mund të rikthehet në Francë dhe pikërisht aty ku spikati para se ta merrte Real Madrid. Lioni, sipas informacioneve të fundit, po bën lëvizje për të rikthyer në shtëpi sulmuesin e njohur.

Marrëdhëniet me Al Itihad tashmë janë prishur dhe Karim Benzema po vlerëson shumë seriozisht mundësinë e rikthimit në Europë që në janar. Lioni, sipas ‘Rmc Sport’, edhe pse bisedimet janë shumë të komplikuara për shkak të pagës shumë të lartë të lojtarit, synon që të bëjë goditjen me Karim Benzema.

Sipas Fabrizio Romanos në vijimësi pritet fillimi i negociatave pasi Karim Benzema është shprehur i gatshëm ti ulë pretendimet dhe të largohet nga Al Ittihadi.

Sulmuesi 36-vjeçar është rritur në fidanishten e Lionit dhe pastaj shkëlqeu me ekipin e parë si një nga lojtarët më të mirë në rolin e tij. Reali e rrëmbeu menjëherë dhe Benzema fitoi më pas gjithçka me klubin spanjoll. Në verë kaloi në Arabi, si shumë të tjerë, por po ashtu si shumë të tjerë, po mendon të largohet prej andej dhe të kthehet në Europë.

Përveç Lionit, për Benzema ka një interesim edhe nga dy klube të mëdha angleze, Çelsi dhe Mançester Junajtid.

Gjatë sezonit aktual Karim Benzema ka treguar se mbetet një referent në metrat e fundit dhe deri më tani numëron 15 gola dhe 5 asiste në 24 sfida me Al Itihad.