Sport Lioni vret të mëdhatë! Pas Juves, nxjerr jashtë edhe City-n, tani e...

Lioni vret të mëdhatë! Pas Juves, nxjerr jashtë edhe City-n, tani e pret Bayern

E bujshme në Lisbonë. Pas Juves, Lioni merr me shpulla edhe Manchester City-n dhe fluturon në gjysmëfinale të Champions League.

Lion iu bashkua bashkëkombësve të Paris SG dhe gjermanëve të Bayern Munchen e Leipzig në listën e katër skuadrave më të mira të kontinentit, pas fitores 3-1 kundër Manchester City-t në çerekfinalen e Champions League. Francezët do të luajnë tani të mërkurën, 19 gusht, kundër Bayern, për një vend në finalen e madhe.

Lyon kaloi në epërsi në të 24’ kur pas një kundërsulmi, topi përfundon në këmbët e Maxëell Cornet pas devijimit të mbrojtësit të City-t Garcia, dhe me qetësi, ai e dërgoi topin në rrjetë, me një gjuajte tepër të bukur të harkuar.

Raheem Sterling frymëzoi golin e barazimit për City-n në pjesën e dytë kur i dha një top të artë belgut i cili nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë. Por me një tjetër kundërsulm, në të 79’, Moussa Dembele riktheu në epërsi skuadrën franceze.

Në të 85’, Sterling pati një mundësi të artë për të barazuar, por gaboi befasisht nga pak metra distancë. Dhe vetëm dy minuta më pas, një grushtim i gabuar i Ederson solli edhe golin e tretë për Lyon, të realizuar po nga Dembele.