Sport Lippi: Kjo Itali, si e imja në Botërorin 2006. Pëlqehet, sepse di...

Lippi: Kjo Itali, si e imja në Botërorin 2006. Pëlqehet, sepse di të fitojë

Italia e Roberto Mançinit ngjall entuziazëm. Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit po mendojnë që tani për t’i zgjatur kontratën. Një vlerwsim i madh për axurrët vjen edhe nga legjenda Marcello Lippi

Për Marcello Lippi-n, ekziston një Itali që po vrapon drejt Botërorit të vitit të ardhshëm me një kombëtare që i ngjan të tijës: “Jam i kënaqur. Kombëtarja për mua, dhe jo vetëm, ka një vlerë të jashtëzakonshme”.

25 ndeshje pa humbur, një sekuencë që arriti kulmin në Berlin, me Mancini tani në kuotën e 24 ndeshjeve radhazi i pamposhtur: “Po mbarojnë epitetet, gjithçka pozitive është thënë për këtë ekip dhe trajnerin Mancini, që udhëhoqi një proces rindërtimi”.

Në përvojën e tij të parë të jashtëzakonshme axurre, e cila përfundoi me triumfin e Botërorit 2006, Lippi humbi disa sfida vetëm në fillim, siç ndodhi me trajnerin aktual: “Kjo është e natyrshme. Ne humbëm në Slloveni, në tetor 2004. Një lojë e komplikuar; atëherë, megjithatë përmirësuam ndeshje pas ndeshjeje, në mënyrë të qartë, duke rregulluar atë që nuk shkonte si duhej”.

Dy vite të rëndësishme pune: “Epo, është një gjë për të cilën pendohem, që nuk mundi të ndodhte pranverën e kaluar në këtë ekip kombëtar, kur të gjitha programet u anuluan për shkak të pandemisë. Unë mendoj se Mancini dhe ekipi i tij do të kishin bërë jo mirë, por shumë mirë, po t’i luanin ato dy miqësore sfiduese dhe prestigjioze, që ishin planifikuar në fund të marsit 2020, në ‘Wembley” kundër Anglisë dhe pastaj menjëherë kundër Gjermanisë në Nuremberg. E them këtë nga përvoja personale”.

Lippi iu referohet miqësoreve të ekipit të tij kombëtar kundër Hollandës dhe Gjermanisë, para Kupës së Botës 2006: “Pikërisht. Ne i kishim përfunduar kualifikueset shkëlqyeshëm. Dhe i thamë vetes: mirë, tani duhet të kuptojmë se çfarë vlerash kemi kundër kundërshtarëve të mëdhenj. Kjo është arsyeja pse unë i kërkova federatës të organizonte tri ndeshje: kundër hollandezëve, gjermanëve dhe Brazilit. Në rastin e fundit, asgjë nuk u bë për arsye buxhetore. Por, ne fituam në Amsterdam në nëntor 2005, kundër një ekipi që nuk kishte humbur për një vit e gjysmë. Pastaj në mars 2006 mundëm Gjermaninë 4-1, në Firence. Aty e kuptuam se mund të mundnim këdo”.