Kjo ishte pyetja në mendjet e njerëzve në të gjithë Indinë pasi Liqeni Lonar në shtetin e Maharashtra papritmas ndryshoi ngjyrën ditët e fundit. Ekspertët besojnë se ndryshimi ka të ngjarë për shkak të rritjes së kripës në ujë, pranisë së algave ose kombinimi i të dyjave, si pjesë të Liqenit të Kripur të Madh të Utah-ut ose Liqenit Hillier në Australi.
Gajanan Kharat, një gjeolog lokal, tha në një video të postuar rrjetet sociale të Maharashtra Tourism, se kjo ka ndodhur edhe më parë, por nuk ishte aq e spikatur. “Po duket veçanërisht rozë e theksuar këtë vit sepse këtë vit kripësia e ujit është rritur”, tha ai. “Sasia e ujit në liqen është zvogëluar dhe liqeni është bërë i cekët, kështu që kripësia është rritur dhe ka shkaktuar disa ndryshime të brendshme”.
Kharat tha që studiuesit po hetojnë gjithashtu nëse prania e algave të kuqe shkaktoi ndryshimin e ngjyrës. Mostrat janë dërguar në disa laboratorë, tha ai, dhe “pasi të kenë studiuar atë, ne do të jemi në gjendje të themi përfundimisht pse uji i liqenit është bërë rozë’.
Liqeni, i cili ndodhet rreth 500 kilometra në lindje të Mumbait, është formuar pasi një meteorit goditi Tokën rreth 50,000 vjet më parë. Kjo zonë është një tërheqje popullore turistike dhe është studiuar nga shkencëtarët në të gjithë globin sipas CNN.