Politika “Liria ka emër”, Rama, takim me Fatmir Limajn

“Liria ka emër”, Rama, takim me Fatmir Limajn

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarin e Nismës Socialdemokrate në Kosovë, dhe ish-drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj.

“Liria ka emër. Një kafe me Fatmir Limaj”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale, teksa ndau dhe një foto.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, rreth pavërtetësisë së raportit të Dick Marty-t, i cili shërbeu si bazë për ngritjen e Gjykatës speciale të Kosovës, pas pretendimeve se krerët e UÇK ishin të përfshirë në një trafik organesh të robërve serbë të luftës dhe krime të tjera të pagjykuara ndaj tyre, Rama kërkoi nga KiE që të vendosë në vend nderin e vet.

Rama i bëri thirrje KiE të rrëzojë akuzat ndaj Kosovës.

Rama deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës se, “aktakuza e ngritur ndaj Hashim Thaçit për çështjen e trafikimit të organeve njerëzore është një fantazi e pastër”.