Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat dënoi vendimi e gjykatës për të liruar nga burgu 4 të arrestuarit për skandalin e pagërrjedhjes
Alibeaj tha se vendimi i sotëm i gjykatës është dëshmi e qartë se ‘Rama po mbron krimin e vet për vjedhjen e zgjedhjeve dhe tregon se segmente të drejtësisë i shërbejnë pushtetit të tij për të vjedhur’.
“Vendimi i sotëm i Gjykatës është dëshmi e qartë se autorët e publikimit të të dhënave, përfshirë dhe atë të patronazhistëve janë kryeministri dhe vartësit e tij. Nuk ka asnjë shpjegim juridik apo logjike normale që të justifikojë gjykimin në gjendje të lirë për 4 personat që kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës. Të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën për të vjedhur zgjedhjet! Ato janë pjesë e skemës kriminale të patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit, në shërbim të pushtetit personal të një njeriu të vetëm, Edi Ramës”, u shpreh Alibeaj.
Sipas nënkryetarit të PD, të dhënat e kartës së identitetit, vendit të punës, numrit të telefonit, pagës së qytetarëve u vodhën për të vjedhur zgjedhjet e 25 prillit.
“Partia Demokratike dënon ndërhyrjen flagrante të Edi Ramës në vendimin për të liruar vartësit e tij dhe për të mos i shkuar deri në fund skemës kriminale të patronazhimit përmes vjedhjes së të dhënave personale të shqiptarëve”, tha nënkryetari i PD.