Dy personat e arrestuar për djegien e flamujve serbë në protestën e së hënës me 20 dhjetor janë liruar nga gjykata e janë lënë në detyrim paraqitjeje.
Bëhet fjalë për Astrit Carën e Besnik Balanin, të cilët u arrestuan një ditë më pas nga policia. Deputetja e PD-së Vokshi tha se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të kryeministrit Rama ndërsa përshëndeti vendimin e gjykatës.
“Kosovarëve edhe pse jetojnë në trojet e tyre nuk i lejohen inicialet shqiptare. Edi Rama urdhëron arrestimin e protestuesve që marrin pjesë në protesta. I bëjmë me dije Edi Ramës që protestat që kanë filluar nuk do të ndalen. Ne e përshëndesim qëndrimin e gjykatës dhe arrestimi është i pa ligjshëm nuk kishte prova. Ne inkurajojmë organin e drejtësisë dhe të akuzës që hetimin ta bëjnë në mënyrë objektive dhe të mos marrin urdhra nga Edi Rama” – tha Vokshi.
Ajo shtoi më tej se kreu i PD-së Basha ështyë thjesht një deputet pasi është shkarkuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit e është ratifikuar nga referendumi i 18 dhjetorit ku sipas saj votuan mbi 40 mijë demokratë dhe se shumë shpejt Komisionit për Rithemelimin e PD-së do zbulojë planin për të ardhmen.