Astrit Avdylaj, i njohur si Niçja i Shijakut është liruar nga qelia, me dy persona të tjerë Jasin Kala dhe Denis Llaftiu, të cilët u arrestuan për dosjen 339.
Mësohet se për tre të arrestuarit kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Ata u vunë në pranga pas zbulimit të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit.
Për Astrit Avdylin, Jasin Kalën dhe Denis Llaftiun nuk ka ende një vendim Gjykatë nga Shkalla e Parë prandaj ata janë liruar me “arrest shtëpie”.