Pas përfundimit të mbledhjes së ministrave, zv/kryeministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur lirimin nga detyra të zv/ministrave Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bicit. Ajo tha se të dy zyrtarët do të vazhdojnë më tej në detyra të rëndësishme në vijim.
“Gjithashtu sot janë marrë dy vendime të cilat unë do doja t’i përmendja dhe t’i sqaroja. Lirimi nga detyra i zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, zotit Ardi Veliu dhe lirimi nga detyra i zv/ministres së Mbrojtjes, zonjës Dallëndyshe Bici. Që të dy dua t’i falënderoj për punën e shkëlqyer që kanë bërë në pozicionet që kanë mbajtur dhe dua t’i informoj se do të ketë detyra të rëndësishme në ditët në vazhdim të cilat sigurisht ne i bazojmë në eksperiencën që të dy kanë dhe për më tepër në pozicione kyçe të cilat janë të nevojshme në të gjithë mbarëvajtjen e punës në republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.