Bota Lirohen nga paraburgimi tre deputetët e Vetëvendosjes

Lirohen nga paraburgimi tre deputetët e Vetëvendosjes

Tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi.

Sipas Indeksonline masa e sigurise eshte ndryhsuar në arrest shtëpiak.

Lirimin e parakohshëm e kishte paralajmëruar edhe avokati Tomë Gashi.

“Masa e paraburgimit për tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje eshte në afat prej një muaj, por ky është afati maksimal siç e parasheh ligji, në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj, por sigurisht që kryetari i trupit gjykues sa më shpejt do ta caktojë seancën për të cilën është duke u mbajt gjykimi lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës” ka thënë Gashi.