Tre policët e Kosovës që u rrëmbyen nga autoritetet e Serbisë më 14 Qershor janë liruar ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi dolën ditën e sotme para gjykatës në Kralevë.
Kujtojmë se autoritetet në Kosovë njoftuan menjëherë se policët u rrëmbyen brenda territorit të saj teksa patrullonin në një rrugë që shërbente për kontrabandën. Ndërsa nga ana tjetër, Serbia pretendonte se policët kishin hyrë thellë në territorin e saj.
Arrestimi i policëve tensionoi edhe më shumë situatën mes Prishtinës dhe Beogradit. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje vazhdimisht që të merren hapa për të çtensionuar situatën.