Ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, është liruar nga burgu këtë të martë me vendim të GJKKO.
Thoma Gëllçi ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, por pas kërkesës së avokatit për lirimin e ish-drejtorit të RTSH për shkak se kanë përfunduar afatet e dënimit, GJKKO pranoi këtë kërkesë.
Tashmë çështja do të zhvillohet në Apel, ku Thoma Gëllçi kërkon pafajësi.
Ish-drejtori i RTSH Thoma Gëllçi u dënua për shpërdorim detyre në tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Gëllçi në cilësinë e drejtuesit dhe 3 zyrtarët e tjerë pjesë e Komisioneve përzgjedhëse kanë favorizuar kompaninë fituese nëpërmjet kritereve të vendosura. Mbrojtja dhe vetë Gëllçi i kanë hedhur poshtë këto akuza.