GJKKO ka liruar nga qelia ish-nënkryetarin e Bashkisë së Lushnjës, Gentian Nushi.
Ai ishte i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.
Nushi së bashku me kryetarin e bashkisë Fatos Tushe dhe drejtorin e prokurimeve u akuzuan për shkelje të barazisë në tendera.
Në vendimin sotëm GJKKO kërkoi “lirimin e menjëhershëm të të pandehurit Nushi nga ambientet e paraburgimit nëse liria e tij personale nuk kufizohet për një shkak tjetër ligjor”.
Nushi u arrestua dy vite më parë pasi Prokuroria e Posaçme kishte dyshime për abuzime me tenderin “Për rehabilitimin e kanalit ujitës në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”.