Zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nina Guga, është liruar nga detyra me vendim të Qeverisë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Në mbledhjen e drejtuar nga zv/Kryeministrja, u emërua edhe zv/ministrja e re e Arsimit.
Sipas vendimit të Qeverisë, në këtë detyrë është emëruar Orjana Osmani.
Oriana Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.