PD ka publikuar listën me 300 anëtarët fitues që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike për 4 vitet e ardhshme.
Në listën e fituesve mungojnë figura kritike si Edith Harxhi dhe Arben Ristani. Harxhi ishte kundërshtare e Bashës në zgjedhjet brenda PD-së për kryetar partie.
Kritikët e tjerë të Bashës, Nishani, Kadilli dhe Shehaj kanë kaluar automatikisht në listën fituese të Këshillit Kombëtar. Po ashtu në listën fituese kanë kaluar edhe emra të rinj, ku është rikthyer edhe Gazmend Oketa.
Të shumtë janë emrat e rinj që spikasin, duke nisur nga Marash Logu, juristi që ka përfaqësuar Partinë Demokratike në KAS, te djali i të ndjerit Sokol Olldashi, Glauk Olldashi.
Të tjerë të përzgjedhur janë dhe kandidatët të cilët nuk arritën të merrnin një mandate deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, si futbollisti Gentian Muça, apo moderatorja Oriela Nebiaj.
Anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur dhe Andi Lila, ish-futbollisti i Kombëtares.
Anëtarët e rinj do të caktojnë dhe kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar, post që aktualisht mbahet nga Bujar Nishani.
Për të parë listën e plotë kliko këtu.