Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur 15 emrat e prokurorëve, të cilët do të vijojnë garën për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Një nga emrat e spikatur është kryeprokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Ndërsa, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara drejtueses aktuale të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun e kësaj Prokurorie, Besnik Hajdarmataj.
Po ashtu KLP ka përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, të cilët njihen si prokurorët e dosjeve “të nxehta”, siç është ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ajo e përgjimeve për blerjen e votave në Durrës, “339”.
1-Altin Dumani
2-Anton Martini
3-Elisabeta Imeraj
4-Arben Kraja
5-Doloreza Musabelliu
6-Klodian Braho
7-Enkeleda Millonaj
8-Manjola Kajana
9-Edvin Kondili
10-Ened Nakuçi
11-Elida Kaçkni
12-Ndini Tavani
13-Behar Dibra
14-Anita Jella
15-Besnik Muçi