Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, deputetja Rudina Hajdari i ka bërë sërish thirrje kreut të PD, Lulzim Basha, që të dialogojë për hapjen e listave.
Ajo tha për mediat se janë dhe vetë njerëzit në rrugë që i thonë të mos tërhiqet nga kjo kauzë, madje dhe se ka demokratë të zhgënjyer nga Basha.
“Njerëz të PD më thonë që janë të zhgënjyer nga Basha që nuk i pranon ndryshimet kushtetuese që do votohen më 30 korrik.
Çdo demokrat e do që ata njerëz që do futen në parlament do përfaqësojnë popullin dhe jo një kryetar partie. Kjo është servilosje e njerëzve që futen në parlament e që nuk bëjnë asgjë për popullin.
Këtu do miratohen ligje që nuk ka të bëjnë më me koncesionet, por për rritjen e pagave e shumë problematikave të tjera në shëndetësi e ekonomi. Deputetët sot nuk kanë vizione, as mendime as argumenta e dëshirë që të luftojnë për qytetarët. Nuk ka njeri që ta ndalë këtë furtunë ndryshimi. do vend i BE-së përfaqëson listat hapura. Është e rëndësishme që kur duhet të flasim për listat hapura të kemi konsensus të gjerë politik. Dua të mos ndalojmë së reshturi së shtriri dorën popullit opozitar që janë të braktisur në rrugë. Listat e hapura për mua do jenë realiteti i ardhshëm në zgjedhjet e ardhshme”, tha Hajdari.