Lituania ka hartuar një plan emergjence në rast lufte, i cili përfshin evakuimin masiv të qytetarëve.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme lituaneze.
“Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Transportit në bashkëpunim me qendrën kombëtare të reagimit ndaj krizave po punojnë për një plan për evakuimin e banorëve, duke parashikuar nivelin e përgjegjësisë dhe detyrat e autoriteteve, si dhe detyrat që mund të zgjidhen nga autoritetet vendore”, thuhet në njoftim.
Për të përgatitur planin, komunat duhet të japin informacion mbi numrin e personave që do të evakuohen, rrugët, disponueshmërinë e transportit për njerëzit, akomodimin dhe të llogarisin kostot e nevojshme financiare. Plani i evakuimit përfshin edhe transferime ndërkombëtare dhe për këtë janë vënë kontakte me vendet fqinje.
Lituania ka planifikuar një stërvitje kombëtare evakuimi masiv për në vjeshtë.
Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Lituania ka vendosur të ndjekë hapat e vendeve të Evropës Veriore në përgatitjen e planeve të veçanta evakuimi për paqen dhe kohën e luftës.