Liverpool ka marrë një fitore të madhe në gjysmëfinalen e FA Cup përballë rivalit të saj Manchester City, duke kaluar në këtë mënyrë në finalen e këtij kompeticioni.
“The Reds” arritën të imponoheshin me rezultatin 3-2, ndaj “Qytetarëve”, falë një dygolëshi të Sadio Mane.
Pjesa e parë u mbyll 0-3 për Liverpool dhe vendasit arritën të shkurtonin rezultatin vetëm në pjesën e dytë. Megjithatë minutat e mbetura pas golit të Grealish, nuk mjaftuan për ta çuar ndeshjen në shtesë.
Tashmë djemtë e Klopp do të presin përballjen mes Chelsea dhe Crystal Palace, e cila do të luhet nesër për të zbuluar se kë do të kenë në finalen e kupës.