Sport Liverpool merr fitoren e tretë radhazi dhe vihet në ndjekje të City

Liverpool merr fitoren e tretë radhazi dhe vihet në ndjekje të City

Liverpool regjistroi fitoren e tretë radhazi në Premier League teksa “The Reds” mposhtën me shifrat 3-0 Aston Villan. Të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp nuk e vendosën për asnjë moment në dyshim fitoren, kjo edhe pasi ndeshjen e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme duke gjetur golin që në minutën e tretë me Dominik Szoboszlai. Mesfushori hungarez goditi saktë nga distanca duke mos i lënë asnjë shans reagimi portierit Emiliano Martinez.

Në vijim, vendasit gjetën edhe golin e dytë. Në fakt ishte një autogol teksa Matty Cash devijoi topin gabimisht në portën e tij pas goditjes së Darwin Nunez.

Me shifrat 2-0 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Liverpool shënoi edhe të tretin në minutën e 55-të. Ishte Mohamed Salah që shtyu saktë topin në rrjetë duke “vrarë” kështu shpresat e miqve për një rezultat pozitiv në Anfiel

Liverpool ngjitet në vendin e dytë të Premier League, me pikë të barabarta me Tottenham dhe West Ham (10), dhe dy më pak se Manchester City kryesues.

Në ndeshjen tjetër të drekës në Premier League, Crystal Palace mundi 3-2 Wolverhampton.