Liverpool vazhdon i qetë në krye të renditjes. Skuadra e Arne Slot, fitoi 2-1 ndaj Chelsea-t, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Premier League.
Një sfidë spektakolare dhe e luftuar deri në fund, por ishin vendasit ata që festuan. Salah zhbllokoi takimin në minutën e 29-të me penallti, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Fraksioni i dytë nisi i zjarrtë dhe me dy gola të shpejtë. Nicolas Jackson barazoi shifrat në minutën e 48-të për Chelsea-n, por festa zgjati pak.
Vetëm 3 minuta më vonë, ishte Jones, që pas një asisti të marrë nga Salah, riktheu avantazhin e Liverpool-it.
Këtë avantazh vendasit e ruajtën deri në fund, për të marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i rikthen në vendin e parë me 21 pikë, 1 më shumë se Manchester City.
Chelsea me këtë humbje, mban vendin e gjashtë me renditje me 14 pikë.