Pas 30 vjetëve, Liverpool u kurorëzua kampion i Anglisë, ndërsa tashmë kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi, skuadra e Klopp synon të arrijë 100 pikë.
Brighton vuajti fuqinë e kampionëve të këtë të mërkurë, duke u mundur 1-3 në fushën e tyre. Në këtë ndeshje shkëlqeu Salah, i cili realizoi dy gola, ndërsa një u shënua nga Henderson.
Me këtë fitore, Liverpool shkon në kuotën e 92 pikëve, duke pasur të gjithë mundësinë të arrijë 100 pikë me 4 ndeshjet e fundit të mbetura.
Ndërkohë, më herët këtë të mërkurë, Manchester City i vendit të dytë në renditje, u rikthye të fitojë, madje me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Newcastle.