Philippe Coutinho, në rast se do të shitet te Barcelona, mund t’i japë jetë një valceri sulmuesish në Europë.
Liverpool nuk ka ndërmend të gjendet i papërgatitur dhe, sipas të përditshmes angleze “Mirror”, trajneri Jurgen Klopp duket se e ka gjetur që tani zëvendësuesin e tij.
Ai është Lorenzo Insigne.
Në fakt, talenti i Napoli-t është lojtari i zgjedhur nga Klopp për të mbuluar boshllëkun që do të krijohej në rast të një largimi të brazilianit.
Për të bindur presidentin Aurelio de Laurentiis janë bërë gati 65 milionë euro.
Kohët e fundit, Insigne ka rinovuar kontratën e tij me Napoli-n deri në 2022-in me një rrogë prej 4,5 milionë eurosh në sezon.