Liverpooli dhe Manchester United ndanë pikët në “Anfield” (0-0) në një sfidë emocionuese dhe me shumë raste, por që i mungoi “qershia mbi tortë”, goli. “Djajtë e Kuq” ishin më pranë fitores, teksa Alisson të paktën në dy raste u mohoi gola të sigurtë kundërshtarëve. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer ruan kreun e Premier Leagues-s, me 37 pikë, tri më shumë se Liverpooli, që mbetet në vendin e tretë më një pikë më pak se Leicester City.
Sa i përket kronikës, momenti më i vështirë në pjesën e parë ishte ai minutës së 34-t, me Bruno Fernandesin që provoi nga goditja e lirë, por topi shkoi ngjitur më shtyllën.
Në minutën e 62-të pati drithërima në portën e “Djajve të Kuq”. Lëviz bukur Firminho brenda zonës, pason për Salah, që mes disa mbrojtësve arrin të godasë, por topi i devijuar përfundon jashtë.
Vetëm pak çaste më vonë, Bruno Fernandes godet drejtpërdrejt në duart e Alisson, i cili 10 minuta më vonë bëri mrekullinë, duke i mohuar golin portugezit nga një distancë e afërt.
Minutat e fundit ishin edhe më emocionuese, me aksione në të dy krahët. Alcantara vuri në provë në të 78-ën De Gean me një goditje nga distanca, për të ardhur më pas te mrekullia e Alisson, që sikurse në rastin e Fernandesit i mohoi golit francezit Pogba.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e fundit, pavarësisht tentativave të të dyja skuadrave për të rrëmbyer fitoren.
Në ndeshjen tjetër të së dielës, Tottenham i Mourinhos fitoi në transfertë 1-3 ndaj Sheffield Utd.
Pas kësaj jave, Manchester Unitet kryeson me 37 pikë, 2 më shumë se Leicester i vendit të dytë dhe 3 më shumë se Liverpooli.