Sport Liverpooli pëson një tjetër humbje, United fiton me vuajtje

Liverpooli pëson një tjetër humbje, United fiton me vuajtje

Liverpooli mund të cilësohet si zyrtarisht në krizë, pasi sot ka pësuar humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit. “The Reds” u mposhtën në transfertë nga Wolverhampton me rezultatin 3-0. Pa kaluar as pesë minutat e para Joel Matip shkaktoi autogol në portën e tij. Shtatë minuta më pas, vendasit ndëshkuan sërish Liverpool, këtë herë me anë të Dawson.

Liverpooli jo vetëm që nuk mundi të reagonte, por do të pësonte dhe të tregin nga Riben Neves në minutën e 71-të. Pas kësaj disfate, Liverpool mbetet në vend të 10-të me 29 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Wolverhampton ngjitet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 15-të.

Ndërkohë, Manchester United rikthehet te suksesi teksa mposhti në shtëpi Crystal Palace me rezultatin 2-1. Bruno Fernandes zhbllokoi shifrat e ndeshjes teksa u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e shtatë. Marcus Rashford gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të pas një kombinimi të bukur me Shaw.

Kur u duk se rezultati ishte i sigurt, një sherr masiv në fushë solli kartonin e kuq të Casemiros me United, pasi kapi një rival prej fyti. Crystal Palace reagoi dhe shënoi me anë të Schlupp në minutën e 76-të. Në minutat e fundit United u mbrojt mjaft mirë dhe tashmë ngjitet në vend të tretë me 42 pikë. Nga ana tjetër, Palace mbetet në vend të 12-të me 24 pikë.