Ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla i është komunikuar akuza paraditen e të mërkurës nga SPAK.
Llalla akuzohet për “mosdeklarim të të hollave në kufi”.
Bëhet fjalë për mosdeklarimin e një shume parash në Gjermani që e ka përdorur për shkollimin e vajzës. Ish-kryeprokurori Llalla pretendon se këtë shumë e kishte marrë borxh nga një mik.
Llalla është një nga tre zyrtarët e lartë, mes të cilëve edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili është shpallur non-grata së bashku me familjen në SHBA.
Sipas burimeve, mësohet se lidhur me këtë hetim ka ardhur një përgjigje dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën.