GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Veip Ormënaj, një personi i cili rezulton i dënuar nga autoritetet belge për trafik droge.
Bëhet me dije se me urdhër të SPAK janë sekuestruar 8 apertamente që ky shtetas zotëron në qytetin e Orikumit, si dhe dy llogari bankare respektivisht me 190 mijë euro dhe 68. 987 euro.
Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.13 datë 31.03.2023, është vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Veip Ormënaj, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
- Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2
Për sa i përket shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë, është vendosur sekuestro të shumave që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:
Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
- Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
Vendimi nr.13 datë 31.01.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit sot në datën 05.04.2023.
Verifikimet pasurore lidhur me këta subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.