U luajtën ditën e sotme dy duelet e vlefshme për grupin E ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare.
Në orën 18:00, Çekia triumfoi 1-0 ndaj Ishujve Faroe, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Ndërkohë në duelin e mbrëmjes, Polonia nuk shkoi me shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Moldavisë.
Tani mund të themi se jemi me 99% të kualifikuar. Në garën katërshe për dy vende në Europian, Shqipëria “fshin” Çekinë në një ndeshje të madhe. Në Grupin E, tani llogaritë janë më të thjeshta dhe Shqipëria matematikisht mund të shkojë në Europian me disa mënyra.
Mënyra më e thjeshtë e kualifikimit për Shqipërinë kalon nga Moldavia. Nëse Shqipëria fiton ose barazon me Moldavinë në ndeshjen e shtatë kualifikuese është e kualifikuar. Shqipëria është matematikisht e para e grupit nëse fiton dy sfidat e mbetura të saj. Me dy fitoret do të shkonte në 19 pikë.
Asnjë skuadër nuk mund të grumbullojë kaq shumë pikë sa kuqezinjtë. Shqipëria kualifikohet edhe nëse humbet sfidën me Moldavinë dhe fiton sfidën e fundit me Ishujt Faroe, pasi llogaritja kërkon që ekipi të marrë vetëm dy pikë në dy takime.