Politika Lobimi i PD në SHBA, Taulant Balla: Fakte për një kallëzim të...

Lobimi i PD në SHBA, Taulant Balla: Fakte për një kallëzim të ri

Pasi Gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës, kreu i deputeteve socialiste Taulant Balla paralajmëron kallëzim të ri.

Balla ka publikuar në Facebook 4 dokumente të reja, sipas tij, të Departamentit Amerikan të Shtetit, që tregojnë se Lulzim Basha ka përfituar shërbime me paratë e padeklaruara në shumen e 675 mijë dollarëve.

Më herët numri dy i socialistëve akuzoi prokurorët dhe gjyqtarët se u bënë pjesë e një procesi që ai e krahasoi me “një teatër të turpshëm”. Balla i kujtoi njerëzve të drejtësisë se ende nuk e kanë kaluar vetting-un dhe se nuk morën në pyetje lobistin amerikan Nik Muzin, personi i cili përfitoi paratë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.