Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidati i kësaj lëvizjeje për Kryetar të Prishtinës, Arben Vitia kanë kaluar disa çaste relaksi në shoqërinë e njëri-tjetrit, siç mund të shihet në një video të shpërndarë nga Vitia në profilin e tij në Facebook.
“Menaxhimi i Prishtinës kërkon bashkëpunim e përkushtim të përditshëm i cili deri më tani i ka munguar kryeqytetit”, shkruajti Vitia teksa postoi videon në fjalë.
Në qendër të tavolinës së bilardos shihet të jetë topi me numrin 14, si simbolikë e 14 Nëntorit, ditën që do të mbahet raundi i balotazhit.