Bota “Loja e seksit” shkon keq, vdes 22-vjeçarja. Në pranga i dashuri

“Loja e seksit” shkon keq, vdes 22-vjeçarja. Në pranga i dashuri

Një grua britanike është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Zvicër gjatë një “lojë seksi të shkuar keq”.

Anna Florence Reed u zbulua të martën në orën 7 të mëngjesit në banjën e hotelit pasi u dëgjua britma nga dhoma e saj, sipas gazetës zvicerane “Il Giornale del Ticino”.

I dashuri i saj gjerman, 29 vjeç, është arrestuar dhe po përballet me një akuzë për vrasje paraprake, një akuzë më e vogël se vrasja.

22-vjeçarja ishte duke qëndruar në “Ramada La Palma au Lac” në Locarno, Zvicër, sipas mediave lokale.

Stafi në hotel u alarmua pasi klientët filluan të bërtisnin, shkruan “Le Matin”.

Mjekët u thirrën, por ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

I dashuri i saj i tha policisë se pushuesja vdiq gjatë një loje seksi.