Politika Lojërat Mesdhetare të 2030-ës, nënshkruhet marrëveshja me Kosovën: Durrësi një nga qytetet...

Lojërat Mesdhetare të 2030-ës, nënshkruhet marrëveshja me Kosovën: Durrësi një nga qytetet mikpritëse

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në emër të qeverive respektive nënshkruan sot Marrëveshje të Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Me këtë marrëveshje mundësohet organizimi i sportit të lundrimit në Durrës të Republikës së Shqipërisë dhe njëherësh zyrtarizon Durrësin si një nga qytetet mikpritëse të Lojërave Mesdhetare 2030.

“Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 do jenë ngjarja më e madhe sportive në histori të vendit, që përmes investimeve do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive kurse përmes mikpritjes në përfaqësimin dhe promovimin ndërkombëtar të republikës sonë”, thuhet në një njoftim për shtyp.