Policia qëlloi për vdekje një person në Londër ditën e dielë i cili besohet se ka sulmuar me thikë disa persona. Autoritetet e cilësuan si incident të lidhur me terrorizmin.
“Një person është qëlluar nga oficerë të armatosur në Streatham në jug të Londrës. Në këtë fazë besohet se një numër njerëzish janë goditur me thikë. Rrethanat po vlerësohen ende dhe incidenti është shpallur si i lidhur me terrorizmin”, thuhej në një postim në twitter të policisë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka urdhëruar banorët e Londrës të qëndrojnë larg.