Sado e pabesueshme që tingëllon, pothuajse një në katër londinez janë sulmuar ose kërcënuar dhunshëm në pesë vitet e fundit. Një sondazh i publikuar së fundmi zbulon se Londra është kthyer në “qytetin e urrejtjes”.
Në të njëjtën kohë, statistikat tregojnë se dhuna në kryeqytetin e Albionit të vjetër u kushtoi taksapaguesve britanikë shtatë miliardë paund në vitin 2023.
Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, sondazhi, i cili u krye nga Qendra për Drejtësi Sociale (CSJ) arriti në përfundimin se rreth dy milionë londinez kanë qenë viktima të dhunës ose të kërcënuar gjatë kësaj periudhe.
Për më tepër, 1/10 e londinezëve njohin dikë që zotëron ilegalisht një armë dhe nëntë për qind mendojnë se do të ishte e mundur të merret një për mbrojtje.
Në të njëjtën kohë, një në dhjetë qytetarë ndihet i rrezikuar nga krimi nga anëtarët e bandave me thikë dhe armë.
Më shumë se gjysma e të anketuarve do të dëshironin që punonjësit e policisë në rrugët e kryeqytetit të patrullonin më shpesh zonën e tyre.
Pothuajse dy të tretat e të anketuarve thanë gjithashtu se mbështesin punën e policisë në rezistencën dhe hetimin e të dyshuarve.
Gjetjet që tregojnë incidentet e “Perëndimit të Egër” të Londrës janë në rritje dhe dalin në dritë pasi kryeqyteti britanik regjistroi më shumë vrasje të adoleshentëve në vitin 2023 sesa një vit më parë.
Në përgjithësi, në Angli dhe Uells, pothuajse 18% e sulmeve me thikë dhe armë janë kryer nga fëmijët dhe adoleshentët të moshës 10-17 vjeç.
Sondazhi i Qendrës për Drejtësi Sociale (CSJ), i titulluar: “Dhunë serioze në Londër”, zbuloi gjithashtu se krimi prek në mënyrë disproporcionale më të varfrit.
Në veçanti, 40% më shumë krime kryhen në zonat më të varfra në krahasim me më të pasurat.
Për Nikita Malik, kreu i Qendrës për Drejtësi Sociale (CSJ), “me pothuajse një në katër londinezë të sulmuar ose kërcënuar në pesë vitet e fundit, nuk është çudi që ata kërkojnë më shumë nga policia. Ata duan të shihen në rrugë dhe të jenë më aktivë, të hetojnë çdo gjë të çuditshme dhe të jenë afër shkollave, klubeve sportive dhe komuniteteve të ndryshme në kryeqytetin britanik”.