Extra Loredana do të publikojë një libër për jetën e saj: Historia ime...

Loredana do të publikojë një libër për jetën e saj: Historia ime është e trishtë

Loredana ka vendosur të na surprizojë, duke ardhur këtë herë jo me një këngë të re, por me një libër autobiografik.

Përmes një postimi në Instagram, artistja bëri me dije se do të rrëfejë historinë e saj të trishtë në një libër që do të publikohet më 18 nëntor.

Libri mban titullin “When My Heart Broke” (“Kur m’u thye zemra”).

“Sigurisht, të gjithë mund ta cilësojnë historinë e tyre si më të trishtën, dramatiken dhe më lënduesen. Për mua, historia ime është gjithashtu më e trishta, sepse është e imja, më kuptoni? E kam ndjerë, përjetuar, jetuar atë”, u shpreh Loredana në postimin e saj.

“Kështu që, dua t’ju mirëpres në historinë time, të cilën e kam shkruar. Edhe pse është lënduese ndonjëherë që t’u rikthehem plagëve të vjetra dhe t’i përjetoj sërish ato”, vijoi ajo.

Loredana thotë se ky libër tregon eksperienca të cilat ajo kurrë më parë s’i ka bërë publike.