Sikurse paralajmëroi edhe më herët Loredana doli sot në konferencë rreth orës 14:00 së bashku me dy avokatët për t’i dhënë përgjigje të gjithë akuzave që janë bërë ndaj saj, gjatë këtyre ditëve.
Loredana nuk ndodhej vetëm. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj Mozzik i cili e mori disa herë fjalën gjatë konferencës.
“Prej asnjë personi nuk janë marrë paret me mashtrime. Paret janë marrë me vullnet të palës tjetër. Ajo e ka pranu dhe e ka bërë me dëshirën. Ky sen ka fillu në 2016-ën. Në 2018-ën, Zefi janë në këtë punë brenda, më kanë tregu që në 2018-ën është mundësia me mbyllë këtë rast. Unë nuk e di çka kanë bo këta persona mes vete, pse nuk është mbyll ky rast. Në 2018-ën kur e kam marr vesh kam qenë në gjendje me i ndihmu, palës time, familjes që është mbi të gjitha. Nuk më interesojnë mediat, muzika, kurgjo kur është pyetja familja ime”, u shpreh Loredana gjatë fjalës së saj.
Loredana shtoi se nuk është arrestuar asnjëherë nga policia zvicerane por thjesht ka dhënë një deklaratë.
“Rasti do sqarohet dhe ma merr se këto fjalë kanë për të ndryshuar, është e vërtetë se kam dhënë deklaratë në polici por nuk jam burgosur asnjëherë. Kam dhënë deklaratën dhe bashkëshorti im më ka pritur jashtë. Prokurori më lejoi të shkoja në shtëpi, ku ishte vajza ime dhe jetën e vazhdova normalisht. Paret nuk janë marrë me dhunë, kërcënime apo mashtrime. Pala tjetër e ka pranuar dhe e ka bërë me dëshirën e saj”, tha Loredana Zefi.
Nga ana tjetër Mozzik sqaroi se çdo akuzë e thënë për Loredanën nuk është e vërtetë dhe se do ta mbështesë bashkëshorten e tij deri në fund për këtë çështje.
Gjatë pyetjeve të shumta që u bënë në konferencë ndaj Loredanës dhe Mozzik, nuk mund t’i shpëtonte edhe akuza që i erdhi nga shoqja e saj.
Ajo e akuzonte se Loredana i kishte zhvatur paratë dhe e kishte kërcënuar me armë.
Bëhet fjalë për fotografen shqiptare nga Gjermania, Dorentina V e cila kishte denoncuar në gusht të vitit 2017-të, Loredana Zefin dhe vëllanë e saj Qëndrimin për mashtrim.
Ajo akuzonte Loredanën se i kishte vjedhur kartën e kreditit një natë që ajo kishte qëndruar në apartamentin e vëllait të saj me 2 korrik të vitit 2017-të në Kosovë.
Vëllai i Loredanës, Qëndrimi, të cilin Dorentina s’e ka takuar kurrë, kishte bërë pagesa me kartën e saj, kishte luajtur bixhoz në internet më 6 korrik të 2017-ës, ndërsa një ditë më vonë ai kishte rezervuar një fluturim me “Easyjet” nga Zvicra për në Kosovë. Njohja e Loredanës me Dorentinën nisi në fillim të vitit 2017-të, kur vajzat u takuan për videoklipin e këngëtarit Yll Limani. Për lajmin e plotë lexo këtu
Lidhur me këtë pyetje, Lorenda u përgjigj shkurt: “Ku ka qenë ajo vajzë më përpara, pse doli në skenë sot”?
Loredana na ka lënë kështu të kuptojmë se çdo gjë ka qenë e stisur.
Nga ana tjetër Mozzik u përpoq t’i shmangej kësaj pyetjeje duke theksuar se ‘jemi mbledhur këtu për diçka tjetër’.