Pas Qarkut të Beratit, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe rezultatin për Qarkun e Durrësit, duke kërkuar rinumërim.
“Në disa QV u gjendën në kutinë e fletëve të votimit fletë pa vula, fakt i cili përveç se bie në kundërshtim me parashikimet e Kodit Zgjedhor dhe Akteve Normative të miratuara nga Komisioni Rregullator, përbën indicie dhe provë të qartë dhe na bën të besojmë se janë futur fletë votimi nga jashtë QV-ve, të cilat kanë qarkulluar dhe janë plotësuar nga subjekti politik si garanci që votuesit e intimiduar, ndikuar apo blerë që të mos mashtronin. Në çdo KZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zëdhënës. Është konstatuar mungesa e filmimit me kamera në Qendrën e votimit 1257. Ky fakt bie në kundërshtim të plotë”.
Për këto arsye, LSI ka kërkuar nga KQZ rinumërim të votave në këtë qark.
Më herët, Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme dhe për qarkun e Gjirokastrës.