Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili, në datën 20 shkurt i ka dërguar një letër dy ambasadorëve, atij amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin, të cilët do të jenë edhe anëtarë në bordin e OMN-së për zbatimin e ligjit të vettingut.
Në letrën e siguruar nga “BalkanWeb”, Vasili thekson se ngritja e Bordit të Monitorimit Ndërkombëtar është antikushtetues. Ai thotë gjithashtu se për rolin që do të ketë ONM-ja duhet një marrëveshje ndërkombëtare.
Ministri i Drejtësisë, thekson gjithashtu se edhe roli i deritanishëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi është i paligjshëm.