Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për regjistrimin e koalicionit të ri “Shtëpia e Lirisë”, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme zgjedhore të 6 marsit në 6 bashki të vendit, duke zyrtarizuar kështu pjesëmarrjen e saj.
Sipas dokumentit, koalicioni përbëhet nga PD- Komisioni i përkohshëm i Rithemelimit, LSI dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës.
Sipas dokumentit të nënshkruar nga sekretari i Përgjithshëm i partisë, Ermal Brahimllari, shkronjat nistore të koalicionit do të jenë SH-L.
Sot u prezantua edhe logoja zyrtare e koalicionit, që paraqitet me emërtimin “Shtëpia e Lirisë” në pjesën e sipërme, dhe flamurin kombëtar në pjesën e poshtme.