Edhe LSI i është bashkuar propozimit të kreut të PD, Lulzim Bashës për të djegur mandatet.
Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se djegia e mandateve është e vetmja rrugë për të rikthyer shtetin e së drejtës.
Kryemadhi: Grupi parlamentar i LSI, vlerëson se djegia e mandateve është rruga e vetme për të rikthyer shtetin e së drejtës dhe legjitimitetin e qeverisë përmes votës së lirë. Prandaj ai vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat staturore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi.