Një mesazh i bukur është ai që ambasadori Donald Lu u ka përcjellë 41 vullnetarëve të rinj të Korpusit të Paqes, që për 2 vjet do të shërbejnë pranë bashkive, organizatave komunitare, shkollave dhe qendrave shëndetësore në mbarë Shqipërinë.
“Shqipja është një gjuhë shumë e vështirë. Ju inkurajoj të mos dekurajoheni në muajt e parë. Në karrierën time të gjatë, kam patur privilegjin të studioj shumë gjuhë: rusisht, kinezisht, urdu, gjeorgjisht, e shumë të tjera.
Shqipja është shumë më e vështirë nga secila nga këto gjuhë. Meqë shqipja është kaq e vështirë, shumë pak të huaj kanë tentuar ta mësojnë.
Akoma më pak kanë qenë të suksesshëm. Përpjekjet tuaja do të shpërblehen, pikërisht sepse shqiptarët e duan gjuhën e tyre dhe ata do të respektojnë përpjekjet tuaja për ta mësuar.”-tha Lu.