Armando Broja luajti edhe në ndeshjen e radhës së Evertonit, kundër kampionëve të Manchester City në fushën e këtyre të fundit, që u mbyll në barazim 1-1.
Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 70, por edhe pse nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, pati momente të mira, ku me fizikun e tij la gjurmë.
Sulmuesi kuqezi i justifikoi pritshmëritë. Inkursione e driblime me shpërthime që u ndalën si mundën nga mbrojtësit e City-t.
Pas ndeshjes, “Daily Mail Sport” i dha notën 6 Armando Brojës, duke ia kaluar kështu edhe bomberit të City-t, Erlind Haaland, i cili u vlerësua me notën 5, ndërsa gaboi edhe një penallti.