Politika Luan Rama thotë se thirrja e policëve në fushatë provokim. Por “harron”...

Luan Rama thotë se thirrja e policëve në fushatë provokim. Por “harron” rastin e Ilir Metës

Nënkryetari i LSI Luan Rama ka denoncuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama që punonjësit e policisë pas orarit të punës të angazhohen për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Sipas Ramës ky është një rast flagrant i shkeljes së ligjit pasi policia është e depolitizuar. Deklaratat Rama i cilësoi provokative dhe të papërgjegjshme.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka cilëuar provokative dhe të papërgjegjshme deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në Berat ku i bënte thirrje policisë së shtetit që pas përfundimit të punës të angazhoheshin për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Nënkryetari Rama thekson se ligji e ndalon rreptësisht përfshirjen në veprimtaritë elektorale të punonjësve të policisë ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit distancohen nga deklarata e kryeministrit.

“Kryeministri i Rilindjes urdhëron policinë e shtetit të vjedhë vota për rilindjen. Në kohën e punës apo jashtë punës, çdo punonjës i policisë së shtetit e ka të ndaluar rreptësisht të jetë pjesë e aksionit politik. Të mos guxojë askush të cënojë këtë standard të konsoliduar në punën e policisë së shtetit”.

Rama kërkoi edhe një qëndrim publik të trupit diplomatik, në lidhje me deklaratat e kryeministrit.

Në fakt LSI-ja në këtë rast është me dy standarde.

Për arsyen se ish-kryetari i saj, Ilir Meta, që është zgjedhur si President i vendit, ka harruar se duhet të jetë mbi palët dhe si përfaqëues i shqiptarëve, por vijon të përfaqësojë vetëm militantët e partisë së tij duke bërë fushatë për LSI-në.