Luana Vjollca dhe vajza këngëtare e Sabianit, Keisi Meidini ndërkohë që po qëndrojnë të izoluara në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit pasi dhe projektet janë pezulluar për momentin, kanë vendosur të shfrytëzojnë diellin e pranverës për të marrë rreze.
Nga verandat e shtëpive ato kanë çuditur komshinjtë pasi kanë nisur “sezonin e plazhit”, duke u zhveshur për të marrë rreze për t’u bërë çokollatë në kushte shtëpie.
Luana postoi në Instagram, foton e veshur me një fustan pink veror ku u tregon ndjekësve se si e shfrytëzon izolimin për të mos u mërzitur, ndërsa Keisi shfaqet e shtrirë me bikini, njësoj sikur të ishte në breg të detit.
Kujtojmë që gjatë qëndrimit mbyllur, Luana ka marrë një vendim të papritur duke prerë flokët me baluke, dhe duke hequr shtesat për t’u shfaqur me gjatësinë origjinale të flokëve.
“Look-u i ri nga karantina, me dashuri”, shkruante Luana në përshkrimin e videos. Luana Vjollca është mes shumë personazheve të njohur që kanë shtyrë projektet e tyre për t’u karantinuar në shtëpi .
Por si e kalon kohën e izoluar në shtëpi moderatorja e njohur?
Ajo ka treguar se po merr anën e mirë të të qëndruarit brenda, duke theksuar e po merr kohë për veten e saj. Luana shtoi se gjatë kësaj kohë mësoi se di të gatuajë humë mirë dhe puna që bën më me qejf është larja e enëve.
“Po mundohem që gjithë këtë situatë edhe pse nuk është e bukur ta marrim një anë të mirë të saj. Ke kohë për veten. Unë kam shumë kohë për veten, shumë që pa ndonjë ngarkesë. Kam mësuar se di të gatuaj shumë mirë, që di të pastroj shumë mirë. Enët i laj me qejf edhe pse ekziston lavastovilja, i laj vetë. Një gjë do e bëj se nuk rri dot pushim 24 orë”, tha ajo në emisionin “Ftesë në 5”.
Luana theksoi se higjiena e duarve është më e rëndësishme për shkak se prekim fytyrën. Ajo tregoi edhe gjendjen e duarve duke thënë se i ka shumë keq për shkak se bën shumë punë dhe i mban gjithë kohës me krem.
“Higjiena e duarve është më e rëndësishme sepse padashje prek fytyrën, pavarësisht këshillave për të mos prekur fytyrën. I kam në gjendje shumë të rëndë, i kam shumë keq. Në këtë moment janë pasi i kam hidratuar me shumë krem. Prej 3-4 ditësh po i mbaj më shumë me krem. I kam në gjendje që më djegin gjithë kohës. Kjo është çmenduria më e madhe. Besoj se të gjithë i kanë kështu,”-shtoi moderatorja.
Ndërsa vajza 19-vjeçare e Sabianit, Keisi Meidini, po përgatitet t’i hyjë seriozisht muzikës, duke ndjekur hapat e të atit. Para karantinës ajo njoftoi ndjekësit në “Instagram” se ka një surprizë së shpejti për ta, duke lënë të kuptohet me anë të fotove se cila është strategjia që ka bërë plan për të rënë në sy në tregun e muzikës.
Një prej tyre ishte provokimi me fotot e nxehta, njërën prej të cilave e postoi para ca kohësh. Nudo në vaskë, duke shijuar një gotë, ishte poza e nxehtë që i parapriu projektit të saj të radhës muzikor, edhe pse ka kohë që flitet se do të dilte me një bashkëpunim me Noizyn. Vajza e këngëtarit të njohur po punon për këtë projekt të ri, pas klipit me titull “S’ka dashni” që realizoi me Seldi Qalliun, për të cilin u përfol se ishin në një lidhje.
Për marrëdhënien e tyre foli edhe Sabiani për “Panorama Plus”, i cili u shpreh se nuk ka asnjë kompleks për ta pranuar Seldin si dhëndër, të cilin e ka dhe bashkëpunëtor në muzikë. Kjo edhe për shkak të vajzës, e cila u pa të shoqërohej gjithandej nga Seldi. Hera e parë që Keisi mori pjesë në një projekt muzikor ishte ai si modele në klipin e të atit.
“Pa ty dashni” titullohej klipi i Sabianit me Marselin, ku si imazh pamë vajzën e tij aq shumë të komentuar në media për pamjen. Nga ana tjetër kishte kohë që flitej se vajza e tij do t’i hynte muzikës si këngëtare e grupit “OTR” me lider Noizyn.
/Panoramaplus