Ish-sulmuesi i Bayern Munich, Luca Toni shpreson që Massimiliano Allgeri, ta pranojë stolin e Bayern Munich.
Bayern është në kërkim të një trajneri të ri, pasi para dy ditëve shkarkuan trajnerin Niko Kovac.
Arsyeja e shkarkimit ka qenë ndeshja ndaj Eintracht Frankfurt, në të cilën u turpëruan me rezultat 5-1.
Toni ka thënë se Allegri do të ishte zgjedhja e duhur, por kjo nuk do të ndodhë.
“Mendoj që Allegri do të ishte trajneri i duhur për Bayern. Në mendimin tim kjo nuk do të ndodhë. Do të ishte i mirë në Bayern Munich, edhe pse nuk di si italianët do të pranoheshin në Gjermani, pas problemit me Ancelottin”.
Allegri është pa skuadër që prej afatit veror që dha dorëheqje nga Juventus, ndërsa trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka refuzuar mundësinë për të qenë trajner i “bavarezëve”.