Aktualitet “Luciferi nuk ikën”, ja temperaturat e parashikuara për nesër

“Luciferi nuk ikën”, ja temperaturat e parashikuara për nesër

Prej disa ditësh, vendi ynë është “pushtuar” nga vala e të nxehtit “Lucifer” ku temperaturat i kanë kaluar 40 gradë.

Edhe ditën e nesërme temperaturat do të vijojnë të jenë përvëluese.

Sipas një parashikimi të motit nga Emergjencat Civile, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe tepër i nxehtë, si dhe vranësira të pakta deri mesatare në mesditë përgjatë zonave malore në lindje të vendit.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në 19°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38°C.

Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në 20°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 41°C.

Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 22°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 38°C.