Forcat e Vladimir Putin po përballen me një gamë të gjerë problemesh nëpër Ukrainë, megjithatë, ushtarëve ruse në vend raportohet se eprorët e tyre i kanë thënë se lufta deri më datë 9 Maj duhet të ketë përfunduar.
Ushtria ukrainase thotë se ka një propagandë konstante që po ushtrohet në mesin e personelit të forcave të armatosura ruse dhe data 9 Maj ka një kuptim.
Ajo është pikërisht ‘Dita e Fitores’, në përkujtim të fitores në Luftën e Dytë Botërore. Normalisht kjo ditë festohet me paradë në Moskë dhe konsiderohet si festa më e rëndësishme kombëtare.