Bota Lufta e suksesshme e Gjermanisë, numër i ulët infektimesh në 24 orët...

Lufta e suksesshme e Gjermanisë, numër i ulët infektimesh në 24 orët e fundit

Gjermania është një ndër vendet të suksesshme në luftën ndaj koronavirusit. Të hënën, në vend janë raportuar 289 infektime të reja dhe 10 viktima.

Edhe pse këto shifra sipas mediave mund të jenë më të ulëta për shkak të fundjavës, Gjermania nuk ka shtim të rasteve për shkak se ka hequr kufizimet.

Ekspertët shtojnë se numri i ulët i infektimeve dhe viktimave mund të jetë për shkak të detyrimit të mbajtjes së një maske. Nga të gjitha rastet në Gjermani, 52 për qind janë femra dhe 48 për qind janë meshkuj. Vetëm 2 për qind e të prekurve ishin fëmijë nën moshën 10-vjeçare.

Në këtë listë janë përfshirë personat me simptoma të lehta dhe ata pa simptoma fare. Në Gjermani, më të riskuarit kanë qenë personat mbi moshën 80-vjeçare.

Kujtojmë që atje janë zhvilluar teste në masë, duke zbuluar shpejt infeksionet, gjë që ka ndihmuar në parandalimin e përhapjes së sëmundjes.